Zeqiri i bindur se s’do të shkarkohet: Lista Serbe nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën

Aktuale

Zeqiri i bindur se s’do të shkarkohet: Lista Serbe nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën

Më: 12 prill 2024 Në ora: 08:52
Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, beson se mandatin e tij do ta dërgojë deri në fund, pasi sipas tij, votimi i 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve në veri do të dështojë.

Ai ka thënë se vullneti i qytetarëve nuk për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Ky lloj nuk do të ketë sukses dhe natyrisht se do të jetë i dështuar”, ka thënë ai

Lista Serbe ka thënë se do të bojkotojë votimin e 21 prillit, duke akuzuar kryeministrin Kurti se ka planifikaur ç’do gjë që ky proces të dështojë.

Por, Zeqiri thotë se kjo parti nuk dëshiron të ballafaqohet më të vërtetën, pasi ai ka vlerësuar se zgjedhjet në të kaluarën në komunat me shumicë serbe në veri janë manipuluar.

“Lista Serbe nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën edhe ne zgjedhjet e kaluara me ato rezultate që ka arrit e ka bërë duke keqpërdorur, sepse nuk ka pas monitorim të ndërkombëtarëve e as të subjekteve tjera politike dhe është votuar si kanë dashtë ata, dhe kanë mbush kutiat e votimit. Prandaj nuk guxojnë të ballafaqohen me të vërtetën”, ka thënë Zeqiri në Tëvë 1.

Për vendimin e Listës Serbe kanë reaguar edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë.

Ndërsa, të enjten edhe presidenti serb, Vuçiq ka pranuar se nuk e kanë shumicën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat