Vrasja e 21 vjeçares, reagon presidentja: Sërish femicid, mjaft më me dënime qesharake

Aktuale

Vrasja e 21 vjeçares, reagon presidentja: Sërish femicid, mjaft më me dënime qesharake

Më: 12 prill 2024 Në ora: 21:26
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares sot në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.

Osmani e cilësoi rastin si femicid, e që sipas saj, ky rast është edh një përkujtim se këta vrasës, të cilët ajo i quajti mizor, mund të ndalen vetëm nëse rizgjohet shoqëria kundër këtij fenomeni.

Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm”.

“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë”, shkroi Osmani.

E para e shtetit kërkoi dënim maksimal për vrasësin, e që është ish-bashkëshorti i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat