​Bajrami për vrasjen e gruas në Ferizaj: Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë të shpeshta

Aktuale

​Bajrami për vrasjen e gruas në Ferizaj: Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë të shpeshta

Më: 13 prill 2024 Në ora: 08:05
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së gruas në Ferizaj,

Ajo në Facebook, ka shkruar se këto ngjarje janë bërë të shpeshta dhe nuk bën të injorohen.

“E tronditur thellësisht nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Ferizaj. Sipas informatave që qarkullojnë po dyshohet se dorasi është ish-burri i saj, dmth. që kanë qenë të ndarë. Nuk i ka mjaftu ndarja i është dashur ta vrasë, i ka pengu ekzistenca e saj. Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë tepër të shpeshta dhe nuk guxojmë me i injoru derisa të na trokasin në derë.”

Tutje, ajo ka kërkuar dënim meritor për dorasin.

“Dënim meritor për dorasin, masa preventive për krejt rastet e dhunës që janë të lajmëruara në sistem.”, ka shkruar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat