Mbi 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Aktuale

Mbi 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:56
Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke rikthyer edhe njëherë lëvizjet e munguara gjatë muajit të Ramazanit.

Për shkak të agjerimit, gjatë këtij muaji lëvizjet e qytetarëve u reduktuan ndjeshëm.

Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrollë përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Vetëm në orët e para të ditës, përmes pikës kufitare të Morinës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë së 7 mijë qytetarë me rreth 4100 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat