Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Aktuale

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Në konferencën për media, pas takimit me presidenten Osmani,  Begaj tha se pret që nesër për Kosovën të ketë një votim pozitiv në Këshillin e Evropës.

“Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime. Jam shpresë plotë që nesër do të ketë votim pozitiv për Kosovën, dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin të pranojmë këshillat e njëri tjetrit”, shtoi Begaj.

“Është kënaqësi të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar që duhet të mësojmë nga historia sepse përveç jetëve të humbura që duhet t’i nderojmë, duhet edhe gratë e dhunuara. Nuk duhet të jetojmë me të shkuarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Janë marrëdhënie siç duhet të jenë, të mira dhe vëllazërore e kemi detyrë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër”, ka thënë Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat