Ahmeti: Jemi në kontakt me shtetasit e Kosovës në Izrael, mund të na thërrasin për çkado që kanë nevojë

Aktuale

Ahmeti: Jemi në kontakt me shtetasit e Kosovës në Izrael, mund të na thërrasin për çkado që kanë nevojë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:07
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se janë në konstakt me shtetas të Kosovës në Izrael.

Ahmeti tha në Frontal  se ata mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të publikuar nga Ministria për “çkado që kanë nevojë”.

“Ne kemi qenë në komunikim. I kemi bërë publikë numrat tanë të kontaktit në Jerusalem. Jemi në kontakt. Nuk ka të raportuar për ndonjë rast të lëndimit. Mund të telefonojnë për çkado që kanë nevojë dhe do ta kenë ndihmën tonë”, tha zëvendësministri.

15 shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani e sulmoi Izrealit, pritet të kthehen këtë mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat