Hoti pyet pse bizneset ende paguajnë TVSH në kufi: Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po ju kushton shtrenjtë bizneseve

Aktuale

Hoti pyet pse bizneset ende paguajnë TVSH në kufi: Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po ju kushton shtrenjtë bizneseve

Nga: H.O. Më: 15 prill 2024 Në ora: 19:35
Avdullah Hoti

Ish kryeministri Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook, pyet se pse ende bizneset po paguajnë TVSH në kufi.

AI shkruan se ‘mbledhja e TVSH-së në kufi ende pa u shitur malli i detyron bizneset të mbajnë shumë më tepër mjete qarkulluese sesa që është e nevojshme, duke e kredituar qeverinë’.

Ai thotë poashtu se neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po ju kushton shtrenjtë bizneseve.

Postimi i plotë:

Pse bizneset ende e paguajnë TVSH-në në kufi?

978 mil. euro kanë paguar bizneset në vitin 2023 në kufi për mallrat e importuara si TVSH ende pa u shitur malli. Kjo shumë është mbi dyfish më e lartë se TVSH-ja e mbledhur brenda vendit.

Mbledhja e TVSH-së në kufi ende pa u shitur malli i detyron bizneset të mbajnë shumë më tepër mjete qarkulluese sesa që është e nevojshme, duke e kredituar qeverinë.

Për katër vite qeverisje, asnjë veprim nuk u ndërmor lidhur me bashkimin e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore, për të cilin ekziston studimi dhe modalitetet. Ky bashkim është hapi i parë drejt krijimit të kapaciteteve administrative për mbledhjen e TVSH-së pas shitjes së mallit të importuar.

Mbledhja e TVSH-së në kufi ka pasur kuptim në vitet e mëparshme, por jo sot. Po mbaron ky mandat qeverisës pa asnjë reformë fiskale. Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po u kushtojnë shtrenjtë bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat