“Jam pro vrasjes së gruas”/ Komentuesi shfaq publikisht mendësinë kriminale

Aktuale

“Jam pro vrasjes së gruas”/ Komentuesi shfaq publikisht mendësinë kriminale

Më: 16 prill 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Qytetarë me mendësi kriminale kanë komentuar sot në disa nga lajmet për ngjarjen tragjike në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Vrasja që ndodhi sot është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.

Një ndër shumë komentet ku qytetarët kanë shfaqur mendësinë kriminale është edhe ai i Kastriot Mavriqit, që nuk dihet nëse është llogari reale apo ‘fake’.

Komenti i tij është i tmerrshëm, ku shprehet se është pro vrasjes së gruas.

Ndryshe, Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre.

Image
koment
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat