“Dita më e rëndësishme për Kosovën”, gazetari: Çka do të thotë anëtarësimi në KiE

Aktuale

“Dita më e rëndësishme për Kosovën”, gazetari: Çka do të thotë anëtarësimi në KiE

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:41
Gazetari Xhemal Rejxha

Gazetari Xhemal Rejxha ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për rëndësinë e madhe që ka për Kosovën anëtarësimi në KiE.

Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë kjo është dita më e rëndësishme për Kosovën, pasi nëse anëtarësohet në Kie, anëtarësimi i saj vjen si shtet.

“Sa i përket njohjes ndërkombëtare, ky është momenti më i rëndësishëm për Kosovën në aspektin ndërkombëtar. Në të gjitha organizatat ku Kosova është pjesë, në disa ekonomike, në disa politike, në disa sportive, ky është një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, është si shtet dhe propozimi është që Kosova të njihet si një shtet Europian.  Ky është i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Europës”,-tha Rejxha.

Pritet që ditën e sotme të mbahet votimi në Strasburg dhe nëse dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë, që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat