Vrasja e 18-vjeçarit, gjykimi po shkon drejt fundit

Aktuale

Vrasja e 18-vjeçarit, gjykimi po shkon drejt fundit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:06
Tomë Gashi

Gjykata shumë shpejtë do të thotë fjalën përfundimtare për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.

Seanca e paraparë për këtë të martë në departamentin për të mitur të Gjykatës Themelore të Prishtinës është shtyrë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, por për muajin e ardshëm, ka të caktuar 2 seanca e që pritet të jenë të fundit.

“Pas muajit maj do te vije aktgjykimi, provat kryesore jane video incizimet e kto smunden me i ndryshu…”, ka deklaruar Tomë Gashi – Avokat i palës së dëmtuar.

Por pikërisht video-incizimet, disa prej të cilave edhe kanë dalë në publik, i konteston Skender Musa, avokat i njërit prej të akuzuarve në këtë rast.

“gGate paraqitjeve pubike te video jane demtu palet ne procedure, pasi qe nuk pasqyrojne realitetin dhe eshte bo presion tek tupi gjykyes, mirepo trupi gjykues besoj qe vendimin do ta bazoje”, ka deklaruar Musa.

Për vrasjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu në janar të këtij viti, janë të akuzuar dy të mitur nga Podujeva, që janë duke qëndruar në paraburgim.

Fejzullahu, kishte vdekur në QKUK disa ditë pasi ishte rrahur brutalisht nga të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat