Kosova pranohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një hap historik drejt integrimit

Aktuale

Kosova pranohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një hap historik drejt integrimit

Nga: A.SH Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet e tij për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dhënë një Opinion pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar. Ky zhvillim e afron edhe më shumë Kosovën drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane.

Në një postim në Facebook, Kurti thekson se vendimi i Asamblesë Parlamentare përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të aspiratave evropiane të Kosovës: "Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali që do të mbahet në muajin maj."

Ai shton se historikisht, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka ndjekur rekomandimet e Asamblesë Parlamentare, duke lënë të kuptohet se pritet një rezultat pozitiv edhe në këtë rast: "Besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses, por puna jonë për të arritur atje do të vazhdojë."

Kurti përfundon me një mesazh pozitiv për të ardhmen: "Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të sjellë përfitime të mëdha për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në vendin tonë. Me Kosovën si pjesë e Këshillit, ky forum do të fitojë një demokraci të re dhe të gjallë."

Në fund, Kurti falënderoi: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat