Uron Rama: Hap i drejtë, Kosova i bëri nder vetë Këshillit të Evropës

Aktuale

Uron Rama: Hap i drejtë, Kosova i bëri nder vetë Këshillit të Evropës

Nga: N.E Më: 16 prill 2024 Në ora: 21:15
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën pas hapit historik të Asamblesë Parlamentare.

Rama përmes një shkrimi në Facebook, pos tjerash ka falenderuar edhe shtetet mbështetëse, gjersa ka shtuar se me hapin e fundit historik në maj, do të bëhet vulosja e anëtarësimit.

Postimi i plotë:

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm

Forca KOSOVË

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat