Avokati Gashi thotë se Kosova ka ligje të mira, por ato nuk zbatohen mjaftueshëm

Aktuale

Avokati Gashi thotë se Kosova ka ligje të mira, por ato nuk zbatohen mjaftueshëm

Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:26
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi tha se Kosova ka ligje të mira sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës apo armëmbajtjeve pa leje, mirëpo sipas tij ka mungesë të zbatimit të tyre.

Në Tëvë1, Gashi tha se ligjet që janë të aplikueshme në Kosovë janë të përshtatura me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Mund të ju them se ne ligje kemi të mira, dhe nëse ne i shikojmë ligjet ashtu siq janë të shkruara, nëse i shikojmë nëse se si aplikohen ligjet, atëherë kemi dështime. Shembull ajo që shumë herë e përmendi unë për mu është krejtësisht jo e logjikshme dhe pse konsiderohet që është ligjore kur për armëmbajtje pa leje dënimet janë tepër të vogla mos me thënë që janë qesharake. Ndërsa nëse e marrim ne këto fatkeqësi që po na ndodhin, u përmend që pas luftës janë vrarë 99 gra nga burrat e tyre, besoj që është fare lehtë që ndoshta jo të gjithë por shumica janë vrarë me armë zjarri, të cilat besoj që kanë qenë pa leje. Dhe ne nëse e marrim që për armëmbajtje pa leje dënimi mund të jetë në shuma të parave por edhe me burg në mënyrë komulative dhe dënimi me burg është deri në 7 vite e gjysmë, unë besoj që deri më sot në Republikën e Kosovës nuk është shqiptuar asnjë dënim i tillë. Dhe ne kemi raste kur struktura kriminale, persona të caktuar dënohen apo paraprakisht gjenden me armë pa leje, policia i ndalon, i arreston, i dërgon në mbajtje dhe ndoshta pa e kryer fare këto masa, ai shumë lehët në tregun e zi e gjen një armë dhe e mban në brez. Ne e dimë shembull prej rastit të “Bon-Vivantit”, gjatë bastisjeve të atyre ditëve janë kontrolluar dhe gjetur me 300-400 armë pa leje nga bastisjet, nëse merrni prej këtyre 300 apo 400 vetave që janë zënë me armë pa leje, nuk besoj që 3-4 kanë shkuar në burg, të gjitha janë paguar me para”, tha Gashi.

Avokati Gashi tha se të njëjtat ligje në vendet e Bashkimit Evropian janë funksionale, kurse në Kosovë jo.

“Nëse e merr aspektin qysh është ligji i shkruar, ligji është i njëjtë sikur në shumë shtete të BE-së por nëse flasim qysh e zbatojnë gjykatat në shumë raste që dështon zbatimi i ligjit si preventivë se nëse ti shkon sot në diskoteka, klube të natës, policia në shumicën e rasteve e din apo ka informata që mund të gjinden persona me armë pa leje. Dhe nuk bëjnë kontrolle të rregullta në lokacione ku ka individë që ka armë dhe nëse ata nuk përfundojnë në burg në qatë moment që zihet me armë pa leje dhe nëse gjykata, nëse është ai djali apo vajza e kujtdo nuk përfundon në burg, është çështje e papërgjegjësisë totale nëse nuk është stimulim”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat