Hedhja e granatës në Zveçan, Elshani: S’ka të lënduar, vetëm dëme minimale

Aktuale

Hedhja e granatës në Zveçan, Elshani: S’ka të lënduar, vetëm dëme minimale

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:52
Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, për hedhjen e një granate dore në një oborr shtëpie në Zveçan, ka thënë se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme të cilat sipas tij, janë minimale.

“Jemi duke marrë intervista, jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, ka thënë Elshani.

Ndërsa për djegien e veturave në veriun e vendit, Elshani ka thënë se e rëndësishme për ta është që nuk ka lëndime në njerëz.

“Situata në veri është e qetë por delikate, duke marrë parasyesh ngjarjet që janë zhvilluar deri më tani dhe ato që do të zhvillohen tash e tutje. Mirëpo, në përgjithësi situata është e qetë”, ka thënë tutje Elshani.

Kurse për zgjedhjet në veri që do të zhvillohen këtë të diel, më 21 prill, Elshani është shprehur se nuk parashohin që do të ketë ndonjë problem.

“Policia do të jetë këtu. Nëse ka nevojë për intervenim do të jemi këtu, por nuk parashohim se do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat