Alarmon Ministri: Serbia planifikon testimin e armëve të reja në kufi, dronët kamikazë sot në veprim ndaj Kosovës

Aktuale

Alarmon Ministri: Serbia planifikon testimin e armëve të reja në kufi, dronët kamikazë sot në veprim ndaj Kosovës

Më: 19 prill 2024 Në ora: 07:34
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi sot se pas bllokimit të më shumë se 1500 shtetasve kosovarë në kufirin me Serbinë, ka informacione që Serbia do të testojë sot dronë kamikazë pranë kufirit. Ky zhvillim vjen pas thirrjeve të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj njësive të forcave speciale “Kobra”.

Maqedonci theksoi se qasja hegjemoniste dhe agresive e Serbisë ndaj Kosovës parashikon që tensionet të vazhdojnë. Ai shtoi se këto veprime vijnë në kontekstin e një stërvitje ushtarake që ka filluar më 8 prill, ku Serbia ka testuar armë sulmuese, pavarësisht se i ka paraqitur si përgatitje për mbrojtjen e territorit.

“Jemi të shqetësuar se këto veprime të Serbisë, të kamufluara si manovra mbrojtëse, përfshijnë në të vërtetë testime të pajisjeve sulmuese që përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin në rajon," tha Maqedonci.

Sipas tij, përgjigja e NATO-s për të rritur prezencën e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe Bosnjë është pasojë e një vlerësimi të rrezikut nga autoritetet vendase, duke theksuar gjithashtu se blerjet e vazhdueshme të armatimeve nga Beogradi po shkaktojnë një situatë të tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat