Kryetari i Zubin Potokut: Nuk pres sukses nga votimi i 21 prillit

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk pres sukses nga votimi i 21 prillit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 08:24
Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një deklarim thotë nuk pret sukses nga ky votim dhe se Komisionet Komunale Zgjedhore janë duke i verifikuar vendvotimet dhe se pret që vendvotimet të jenë të hapura

”Komisioni Komunal Zgjedhor edhe nëpër terren është duke i verifikuar vendvotimet. Me siguri do të jenë të hapura vendvotimet. Unë besoj se nuk do të ketë sukses, nuk ka ndonjë sukses nga ky votim, mirëpo KKZ dhe KQZ, jemi në përgatitje të hapjes së vendvotimeve’’, tha ai.

Zeqiri thotë se përkundër pritjes së tij, duhet të kryhen detyrat për të cilat i obligon ligji.

“Unë nuk kam besuar as më parë e as tash se do të ketë sukses, mirëpo ne duhet t’i kryejmë detyrat që na obligon ligji, por nuk do të ketë sukses ky far votimi”, shprehet Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat