Bajrami: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

Aktuale

Bajrami: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

Më: 25 prill 2024 Në ora: 23:59
Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajin maj.

Por, ai ka siguruar se Asociacioni nuk do të bëhet gjatë këtij muaji, edhe pse nga parterët ndërkombëtarë është kërkuar që të bëhen hapa urgjentë drejt themelimit të tij, duke e lidhur edhe me procesin e anëtarësimit në KiE.

Bajrami ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim dhe s’mund të pengohet.

“Kosova ka për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj, Asociacioni në maj nuk do të ndodhë, ju sigurojë për këtë gjë. Ministrat e vendeve anëtare nuk mund ta pengojnë Kosovën në këtë proces, për shkak se ne kemi shterë të gjitha kërkesat që ata kanë pas dhe i kemi plotësuar në shumicën e rasteve kushtet që ata kanë vënë. Edhe për Asociacionin ne kemi shpreh gatishmëri”, ka thënë Bajrami.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, në bisedat që kanë zhvilluar me Kurtin gjatë javës kanë kërkuar hapa urgjentë për themelimin e Asociacionit.

Ndërsa, formimi i tij po shihet si kushti i radhës për Kosovën për anëtarësim në KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat