Pacolli: 15,000 njerëz në festën time të Facebook-ut

Aktuale

Pacolli: 15,000 njerëz në festën time të Facebook-ut

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 21:06
Behgjet Pacolli

Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka organizuar një festë madhështore në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës, ku ka ftuar çdo njeri që mund të shkojë.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se kjo nuk është një festë që ai e ka organizuar me rastin e ditëlindjes që e pati në gusht, por një festë për shokët e tij të rrjetit social Facebook, me të cilët siç tha ai, komunikon çdo ditë.

Pacolli tha se në këtë ndejë që e ka organizuar ai, po marrin pjesë me mijëra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.

“Kam shumë miq dhe vente të tilla kam organizuar edhe më parë. Ky është eventi më i madh që e kam organizuar dhe kanë ardhur me dhjetëra mija njerëz, mbi 15 vizitorë janë regjistruar, Kanë ardhur një numër i madh njerëzish nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi e po ashtu nga diaspora. Kjo nuk është festë e ditëlindjes, sepse ditëlindjen e festova vetëm me familjen e ngushtë. Kjo s’është një festë ditëlindjeje. Kjo është një mbrëmje për miqtë e mi të Facebook”, u shpreh Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat