Grabovci & Co, kurbanët e të fuqishmëve të politikës

Aktuale

Grabovci & Co, kurbanët e të fuqishmëve të politikës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 31 tetor 2016 Në ora: 16:50
ilustrim

“Jo nuk do të përfundoj rasti Pronto me vjetërsim, për shkak se politika nuk është e interesuar që të ndodhë kështu. Politika  është e interesuar që ky rast të mbyllet me akuzim dhe ndoshta me gjykim, për shkak se politikanët kryesorë dhe më të fuqishmit nuk janë nën hetime për këtë aferë “Pronto”, pasi ata nuk janë, le të ketë ''drejtësi'',  kështu ata thonë”, ka thënë avokati Tom Gashi për “Bota sot”.

Ndonëse Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për protagonistët e aferës “Pront2”, gjasat që ky rast të përfundoj me vjetrim sikurse akuzat ndaj ish Kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, janë të mëdha. Vjetrimi i disa prej akuzave ka qenë njëra prej arsyeve që çoi në lirimin e kryetarit  të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, i cili akuzohej për krim të organizuar dhe mashtrim.

Njohësit e çështjeve juridike kanë mendime të ndryshme sa i përket hetimeve të Prokurorisë në rastin Pronto 2 dhe mundësisë që ato të vjetrohen.  Avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se rasti  “Pronto2”, nuk do të përfundoj me vjetërsim për shkak se  politika është e interesuar që ky rast të mbyllet me akuzim dhe ndoshta me gjykim. “Jo nuk do të përfundoj rasti Pronto me vjetërsim, për shkak se politika nuk është e interesuar që të ndodhë kështu.

Politika  është e interesuar që ky rast të mbyllet me akuzim dhe ndoshta me gjykim, për shkak se politikanët kryesorë dhe më të fuqishmit nuk janë nën hetime për këtë aferë “Pronto”, pasi ata nuk janë, le të ketë ''drejtësi'',  kështu ata thonë”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat