Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Aktuale

Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në ushtri

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 11:42
Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në "Ditën e Forcës"

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në "Ditën e Forcës", ka thënë se FSK ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore dhe profesionale që kjo forcë të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

"Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si ne aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor ne si Ministri e kemi përgatitur draftligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draftligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedoj në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në kuvend dhe sidomos për shkak mos gatishmërisë së Listës se Serbe që të mos japin votën ky proces është shtyrë", ka thënë Demolli.

Ai ka folur edhe për sukseset të cilat i ka shënuar FSK në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtarë.

"Gjatë këtij viti kemi pas përfaqësues tonë që kanë dalur jashtëzakonisht të suksesshëm në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe kjo neve na bënë që të mburremi dhe të jemi krenarë. Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një varg suksesesh sikur se në rrafshin vendor po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Gjatë këtij viti kemi pas përfaqësues tonë që kanë dalur jashtëzakonisht të suksesshëm në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe kjo neve na bënë që të mburremi dhe të jemi krenarë sidomos këtë vit kur ja kemi dalur që ti regjistrojmë dy kandidatët tonë në akademinë më prestigjioze në botë në akademinë e West Pointit", ka deklaruar Demolli

Sipas tij këtë vit FSK ka pasur dy ushtrime ushtarake, një më KFOR-in i cili nesër do të përfundoj dhe i cili tregon suksesin e ushtarëve të FSK-së. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat