Kodheli: Pengesat për transformimin FSK-së shpejtë do të kalohen

Aktuale

Kodheli: Pengesat për transformimin FSK-së shpejtë do të kalohen

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:16
Mimi Kodheli dhe Haki Demolli

(E plotësuar) -  Ministrja e Mbrojtës së Shqipërisë, Mimi Kodheli e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovës, ka shprehur besimin e saj se pengesat ligjore për transformim e FSK-së në ushtri do të kalohen shpejtë.

Ajo këto deklarata I ka bërë në një konferencë të përbashkët pas takimit me ministrinë  FSK-së, Haki Demolli.

“Personalisht besoj se shpejt do të kalohen pengesat qoftë ligjore apo tjera për transformimin e FSK-së në ushtri”, është shprehur ajo.

Kodheli ka thënë se Shqipëria do të jap përkrahjen maksimale për ngritjen profesionale të FSK-së.

Ndërsa ministri Demolli ka thënë se gjatë takimit me Kodhelin  për bashkëpunimin e ndërsjellët.

Demolli ka thënë se u dakorduan  për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm.

“I tërë ky bashkëpunim i ndihmon FSK-së për ngritje profesionale. FSK tashmë është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, tani jemi duke e pritur vetëm vendimin politik”, ka thënë Demolli.

Kodheli në Ministrinë e Forcës së Sigurisë 

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, e cila sot do të vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do pritet nga homologu i saj, Haki Demolli.

Sipas një njoftimi për media të MFSK-së, pas këtij takimi do të vazhdohet me një takim bilateral në mes të dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat do t’i drejtohen mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat