Sherifi tregon arsyen se pse Nisma nuk merr pjesë në adresimin e Thaçit në Kuvend

Aktuale

Sherifi tregon arsyen se pse Nisma nuk merr pjesë në adresimin e Thaçit në Kuvend

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 20:05
Sekretari i Nisma-s, Bilall Sherifi

Sekretari i Nisma-s, Bilall Sherifi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij Facebook nga dialogu Kosovë – Serbi.

Në këtë fotografi pala serbe e kryesuar nga Ivica Daçiq ka para vetës dokumente, ndërsa pala kosovare e kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është “duarthatë”.

Sipas Sherifit, thënia “Një foto vlen sa 1000 fjalë” në këtë rast merr kuptim të plotë.

Lexo postimin e plotë të Bilall Sherifit në Facebook:

“Thënia “Një foto vlen sa 1000 fjalë” në këtë rast merr kuptim të plotë.

Kjo foto besoj shpjegon mjaftueshëm arsyen pse nga procesi i dialogut të qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, të gjitha marrëveshjet që janë arritur atje kanë rezultuar në dëm të Kosovës.

Image

Kjo foto shpjegon arsyet pse i kemi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën sikur që janë ajo për:

Fusnotën
Asociacionin
Telekominikacionin
Energjinë

Dhe kjo e fundit e cila e solli MURIN që e bën edhe faktikisht ndarjen e Mitrovicës.

Janë po këto arsye që kanë sjellë edhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi!

Për këto dhe shumë arsye tjera, deputetët e NISMA për Kosovën nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës në të cilën Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, do të flasë para deputetëve!”, shkruan ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat