Gjakovarët mblidhen para kishës ortodokse, s'duan që pelegrinazhi serb të hyjë brenda

Aktuale

Gjakovarët mblidhen para kishës ortodokse, s'duan që pelegrinazhi serb të hyjë brenda

Më: 6 janar 2017 Në ora: 11:48
Foto arkiv

Që nga ora 9 disa qytetarë të Gjakovës janë mbledhur afër kishës ortodokse që të pengojnë vizitën e paralajmëruar të pelegrinëve serbë.

Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se pelegrinët serbë pritet të vijnë prej orës 12:00 deri 13:00.

Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është e përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse.

Para dy vjetësh qenë zhvilluar protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, në mesin e të cilëve, sipas protestuesve, ka pasur edhe pjesëmarrës kundër krimeve ndaj shqiptarëve.

Aleksandar Jablanoviq, atëherë ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, pati ofenduar nënat gjakovare të viktimave të këtyre krimeve të cilat ishin në mesin e protestuesve. 

Pas protestave të shumta në Prishtinë dhe në vend, Jabllanoviq u shkarkua nga posti ministror në Kosovë.

Tash ai mban një post të lartë shtetëror në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat