Gjenerali amerikan shpreh gatishmëri për ndihmë FSK-së

Aktuale

Gjenerali amerikan shpreh gatishmëri për ndihmë FSK-së

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:44
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shchwartz

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shchwartz.

Me këtë rast Rama e  njoftoi gjeneralin Shchwarc, me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, Rama i paraqiti gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së e gjithashtu edhe të kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës.

Shchwartz shprehu gatishmërinë që FSK-në, ta mbështesë me trajnime dhe shkollime për kapacitetet aktuale, që FSK-ja ka aktualisht sipas misionit; si fusha e kërkim-shpëtimit, etj., si dhe u shpreh se do të analizohen mundësitë dhe do të identifikohen fushat e mbështetjes edhe për të ardhmen.

Më pas, Komandant Rama dhe gjeneralin Shchwartz vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së në kazermën ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozatin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat