Sherifi: Rrënim, apo zëvendësim i murit ilegal me një mur legal?

Aktuale

Sherifi: Rrënim, apo zëvendësim i murit ilegal me një mur legal?

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 20:51
Deputeti i Nismës për Kosovën Bilall Sherifi

Deputeti i Nismës për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë se nuk po dihet a do të rrëzohet muri pranë urës mbi lumin Ibër, apo thjeshtë do të jetë zëvendësim me një tjetër muri.

 “Si zakonisht, kur janë në pyetje marrëveshjet me Serbinë, sërish kemi dy interpretime kundërthënëse me njëra tjetrën. Përderisa bartësit e institucioneve qendrore të Kosovës thonë se është arritur marrëveshja për rrënimin e murit, kryetari i Komunës Veriore të qytetit të Mitrovicës, Goran Rakiq, thotë se marrëveshja në fakt parasheh jo vetëm rrënimin e murit aktual por njëkohësisht edhe ndërtimin e një tjetri, vetëm se ky nuk do të jetë më ilegal dhe 2 metra i lartë por legal dhe me një lartësi prej vetëm 1.20 metra, si dhe do të vendoset disa metra më brenda zonës së këmbësorëve në sheshin e qytetit”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ditëve në vazhdim do të shihet se cili nga dy interpretimet e marrëveshjes do të gjejë zbati.

“Gjithashtu, ditëve në vazhdim do të shohim se a bëhet fjalë për një marrëveshje për rrënim të murit apo për një marrëveshje përmes së cilës vetëm bëhet zëvendësimi i murit ilegal me një mur legal. Dhe, me këtë edhe nënshtrimi përfundimtar para politikës së mureve”, ka shtuar Sherifi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat