Pse nuk parakalon FSK-ja në Ditën e Pavarësisë?

Aktuale

Pse nuk parakalon FSK-ja në Ditën e Pavarësisë?

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 20:42
FSK

Është publikuar agjenda shtetërore në shënim të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë agjendë përfshihen aktivitete nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, dhe Komunat, të organixuara nga dita e sotme e deri më 17 shkurt.

Faton Peci, nga Ministria e Kulturës, njëheri edhe kryesues i Këshillit Organizativ për shënimin e festës thotë se këtë vit nuk do të parakalojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ashtu sikurse edhe vitet e tjera, pasi që kjo do të ndodhë në 10 vjetorin, atëher kur pritet të ketë misionin si ushtri e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat