Pas FSK-së dhe Vetëvendosjes, familja Jashari ia hap dyert edhe AAK-së

Aktuale

Pas FSK-së dhe Vetëvendosjes, familja Jashari ia hap dyert edhe AAK-së

Më: 6 mars 2017 Në ora: 09:50
Delegacioni i AAK-së tek familja Jashari

(E plotësuar) - Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme po bëhen nderime pranë varreve të familjes Jashari, në nder të 19 vjetorit të rënies së tyre.

Homazhet u bën nga të gjitha partitë politike si ato të pushtetit edhe ato të opozitës.

Mirëpo gjatë ditës së sotme familja Jashari kanë pritur edhe vizitorë.

Familja Jashari sot ka pritu edhe zyrtarë të AAK-së.

Image

Jasharët hapën dyert, vizitohen vetëm nga FSK-ja dhe Vetëvendosje

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ka vazhduar edhe sot me homazhet tek varrezat e të rënëve në Prekaz të Drenicës.

Qytetarë të shumtë, figura të larta politike, krerë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule mbi varret e të rënëve të familjes Jashari.

Në këtë ditë familja e komandantit legjendar Adem Jashari ka hapur dyert e kullës për vizita.

Ata u vizituan nga deputetët e PDK-së dhe zyrtarë të komunës së Skenderajt, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe personalitete tjera.

Image

Të vetmit që shmangën kullën e  Jasharëve janë kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Sot të dy këta bënë homazhe tek varrezat por nuk shkuan në kullën e Jasharëve.

Njëjtë ka vepruar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili nderimet te Jasharët i ka bërë dje por pa u njoftuar mediat. Atij i ka mjaftuar një njoftim në rrjetin social Facebook. As sivjet  Thaçi nuk ka vizituar kullën e Jasharëve.

Ndërkohë  që ka pritur mysafirë në kullë, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari nuk ka dashur të flasë për media.

Image

Familja Jashari hap Odën, pret FSK-në dhe Vetëvendosjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri së bashku edhe me Albin Kurtin, Aidë Dërgutin, Shpend Ahmetin dhe zyrtarë tjerë të partisë kanë nderuar dëshmorët e Prekazit në 19 vjetorin e rënies.

 Pas homazheve në varreza delegacioni i VV-së është pritur në kullën e Jasharëve nga përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari.

Kryetari i VV-së pasi që bëri homazhe tha se  kjo ditë është e veçantë për ta nderuar familjen Jashari, ngase sipas tij, në këtë familje ka ndodhur një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe një sakrificë e cila është e papërsëritshme në historinë e kombit shqiptar.

 “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve më të rëndësishme që e ka pasur kombi shqiptar, e cila përmes organizmit popullor e ka dëshmuar se sa i madh është vullneti për liri dhe se sa e rëndësishme është angazhimi për të mirën e përgjithshme. Ndërkohë, që brenda kësaj ushtrie çlirimtare, natyrisht se familja Jashari një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe është një sakrificë e cila është e pa përsëritshme në historinë tonë. Në këtë drejtim mendojë që rezistenca, beteja dhe sakrifica e familjes Jashari është një gjë të cilën ne kurrë nuk duhet ta harrojmë”, tha Ymeri duke shtuar se  sakrifica e tyre e solli këtë liri  që sot populli e gëzon.

 “Unë nuk mendoj që kjo Kosovë që po e ndërtojmë sot nuk është në përputhje me idealin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… këta politikanët tanë institucional e shndërruan Kosovën në një plaçkë të cilën vazhdimisht e keqpërdorën për interesa të veta”, tha ai.

Image

Dje u raportua se familja e Adem Jasharit nuk do të hapë dyert për mysafirë. Por sot dera e kullës së Jasharëve u hap.

Të parët që u pritën në kullën e tyre janë krerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministri Haki Demolli.

Demolli së bashku me komandantin e FSK-së Rrahman Rama pasi bënë homazhe te varrezat shkuan në Odën e familjes Jashari ku u pritën nga Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat