Ish Luftëtari i Koshares i reagon ashpër Ismet Beqirit: Le të jetë hera e fundit kur ti ja mësynë Koshares

Aktuale

Ish Luftëtari i Koshares i reagon ashpër Ismet Beqirit: Le të jetë hera e fundit kur ti ja mësynë Koshares

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 10 prill 2017 Në ora: 14:41
Ismet Beqiri në Koshare derisa ishin duke ecur, Beqiri, i drejtohet qytetarit në fjalë: “A ty dojna me të vetë klloshar”.

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj lapsusit të djeshëm të Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, i cili e quajti “klloshar”, një qytetarë të nervozuar për bllokimin e rrugës. 

Image
Hafir Hoxha me një skuader te Policisë Ushtarake të UÇK-së

“O ti far Ismet Beqiri , dije se një pik gjak e një dëshmori ka me shumë vlerë se sa krejt ti , atë xhip ku je ulë ti  ta kanë siguruar dëshmorët, invalidët e luftës , bashkëluftëtarët dhe familjarët e tyre, populli ynë  që ti i quan KLLOSHARË e që i stërpik me baltë dhe e shtynë në llogom me atë xhip !!! Ajo tokë, ajo rrugë është é mbushur më gjakun e dëshmorëve , aty ecim ne që kemi ecë atë kohë kur ti ke larguar perden nga dritarja jote të shohësh  se a po vjen liria, e heroi i  kombit Agim Ramadani ka than se ajo nuk mjafton !!!  TURP PËR TY DHE SHUMË ATA SI TI ...  Ai vend nuk është për ty dhe ata si ti, andaj le të jetë hera e fundit kur ti ja msynë KOSHARES !!! Hafir Hoxha”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat