Shënohet 18-vjetori i masakrave në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan

Aktuale

Shënohet 18-vjetori i masakrave në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan

Më: 14 maj 2017 Në ora: 07:38
Qyshk

Sot bëhen 18 vjet nga masakrat e kryera ndaj popullatës civile në fshatrat e Pejës Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, ku mizorisht u vranë 82 shqiptarë të paarmatosur.

Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, pasi kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, kanë depërtuar te popullata civile ku kanë vrarë dhe masakruar mizorisht 44 shqiptarë.

Në masakrën barbare kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe grupi i quajtur “Çakallët”, vrasës të liruar  nga burgu me qëllim për të masakruar shqiptarë.

Po atë ditë forcat ushtarake e policore të armikut, në fshatrat Pavlan dhe Zahaq Pejës vranë edhe 38 shqiptarë nga radhët e popullatës civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat