Behrami: Presidenti është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë

Aktuale

Behrami: Presidenti është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:00
ilustrim

Presidenca e Republikës së Kosovës hedh poshtë dhe i konsideron absurde akuzat publike të një partie të caktuar politike, e cila aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, tenton t'i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale.

Në një prononcim për KosovaPress, këshilltari për media i Presidentit Thaçi, Artan Behrami theksoi se Presidenca rikonformon përsëri përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës.

“Ne ndërkohë, aktivitetet e parapara të Presidentit brenda dhe jashtë Kosovës do të vazhdojnë të realizohen pa asnjë pengesë, ashtu siç janë paraparë, pavarësisht fushatës elektorale në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë dhe përfaqëson në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe partive politike.

Për më tepër, Presidenca e Kosovës kërkon nga partitë politike të përmbahen nga përpjekjet e zbehta për të involvuar Presidentin në fushatat e tyre elektorale”, theksoi Behrami dhe shtoi se përpjekjet e tilla janë të dështuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat