PDK-AAK-Nisma ka kërkesa të kundërligjshme

Aktuale

PDK-AAK-Nisma ka kërkesa të kundërligjshme

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 01:53
ilustrim

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Mediat, Adnan Merovci është pyetur për kërkesën e koalicionit PDK-AAK-Nisma që të ketë tre herë më shumë hapësirë në media gjatë debateve elektorale.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është e kundërligjshme.

Merovci për “Debat Përnime” ka thënë se ligji i njeh të gjitha partitë, por në gara zgjedhore i njeh si subjekte politike edhe koalicionet e certifikuara.

“Ligji i njeh të gjitha, por në një garë të caktuar i njeh vetëm subjektet e certifikuara. Ligji i njeh koalicionet vetëm si një subjekt të certifikuar”, tha Merovci.

Sipas tij, partitë politike e kanë përcaktuar fatin e tyre vet, prandaj duhet ta respketojnë ligjet.

“PDK-ja, LDK-ja, AKR-ja e Nisma e kanë zgjedhë vet fatin e vet. As nuk ia kemi zgjedh ne, as mediat. Nëse një subjekt i certifikuar qet kushte në një debat, qet kushte të kundërligjshme, dhe në këtë rast janë të kundërlisgjshme nëse kërkojnë trefishin e kohës”, tha Merovci. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat