FSK vazhdon realizimin e projekteve humanitare për komunitetet

Aktuale

FSK vazhdon realizimin e projekteve humanitare për komunitetet

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:57
Projekti i FSK-se

Me kërkesën e udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit nga Departamenti për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e MFSK-në, është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasian me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra.

Projekti është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, nga data 3 deri 12 korrik, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati.

Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve.

Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat