Sputnjik: Recetë sekrete për Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Sputnjik: Recetë sekrete për Ushtrinë e Kosovës

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 11:55
FSK

Paralelisht me negociatat për shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë po bëhen përgatitje të vazhdueshme për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri.

Kështu shkruan Sputnik-u rus duke iu referuar burimeve të saj.

“Partitë shqiptare, mbi të gjitha partia që drejtohet nga Kadri Veseli, PDK, i ka siguruar tre nga katër votat e pakicave për votimin e Ligjit për formimin e ushtrisë”.

“Deri më tani dy janë të sigurt - një nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai serb, por nuk bëhet fjalë për Listën Serbe”.

“Për të dy deputetë janë parashikuar tashmë funksione në Parlamentin e Kosovës sa më shpejt që kjo gjë të vendoset. Votën e tretë Thaçi e pret nga malazezët e Kosovës i cili në shkurt njoftoi se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të miratojë dekretin për njohjen e komunitetit malazez në Kosovë, të cilët do ta kenë të drejtën për një ulëse në parlament”.

Sputnik, gjithashtu, shkruan se “Milo Gjukanoviq dhe Hashim Thaçi në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi ranë dakord që shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partinë e Gjukanoviqit, dhe në shkëmbim, malazezët nga Kosova të njihen si komunitet dhe të fitojnë një ulëse në Kuvend”.

Sipas kësaj media ruse, Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të mundë të gjendej në tryezë para zgjedhjeve lokale në Kosovë që mbahen më 22 tetor.

Më tutje, në artikullin dedikuar Kosovës theksohet se “duke pasur parasysh faktin se disa përfaqësues politikë të malazezëve nga Kosova përmes koalicionit PAN morën pjesë në zgjedhje, është e pritshme që, menjëherë pas formimit të parlamentit dhe qeverisë, Ligji i Thaçit të miratohet gjë që do të bënte që automatikisht malazezët të fitojnë një vend në Kuvend.

Po ashtu, Sputnik raporton se përfaqësuesit e malazezëve nga Kosova nuk kanë dashur të komentojnë për këtë temë me arsyetimin se “duhet të pritet e shihet se nëse shqiptarët e mbajnë fjalën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat