Thaçi: I papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e pjesëtareve të FSK-së në veri

Aktuale

Thaçi: I papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e pjesëtareve të FSK-së në veri

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:41
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka quajtur të papranueshëm sulmin mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok.

Thaçi ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin sa më shpejtë para drejtësisë.

“Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat