Sejdiu: Tregoni patriotizëm më vepra, e jo me fjalë

Aktuale

Sejdiu: Tregoni patriotizëm më vepra, e jo me fjalë

Nga: Bota sot Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:39
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu

Zyrtarë nga Kosova e Shqipëria, vazhdojnë duke uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, ka shkruar në Facebook se në këtë ditë duhet festuar duke u larguar nga ndarjet dhe duke u përqëndruar në punën e përbashkët.

Sejdiu i këshillon shqiptarët të tregojnë patriotizmin duke e dashur njëri-tjetrin dhe vendin me vepra, e jo me fjalë.

Postimi i plotë:

Urime 28 Nëntori, kjo festë mbarë shqiptare!

Le të jetë kjo ditë momenti i kthesës së madhe për kombin tonë. Të festojmë duke u larguar nga ndasitë dhe duke u përqëndruar në punë të përbashkët drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Tregone patriotizmin duke e dashur njëri tjetrin dhe vendin tonë, jo me fjalë por me vepra. Urime edhe një herë dhe pritshim shumë festa të tjera me shëndet e lumturi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat