Ministrja Hoxha uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes

Aktuale

Ministrja Hoxha uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 15:52
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar besimtarët e krishterë, me rastin e festës së shenjtë, Krishtlindjes. Po ashtu ministrja ka uruar edhe miqtë ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës.

“Kjo festë e madhe e dritës dhe shpresës, qoftë e gëzuar dhe e lumtur për të gjitha familjet që kremtojnë, duke i përcjell shëndeti, paqja dhe begatia”, ka shkruar ministrja Hoxha në rrjetin social.

Postimi i ministres:

“Të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar për shumë mot Krishtlindja! Me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes, të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës, gëzuar dhe urime, për shumë mot Krishtlindja. Kjo festë e madhe e dritës dhe shpresës, qoftë e gëzuar dhe e lumtur për të gjitha familjet që kremtojnë, duke i përcjell shëndeti, paqja dhe begatia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat