Sherifi thotë se Jakup Krasniqi duhet të merret si model nga të rinjtë

Aktuale

Sherifi thotë se Jakup Krasniqi duhet të merret si model nga të rinjtë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovn, Bilall Sherifi vlerëson lart figurën e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Madje, Sherifi thotë se Krasniqi bën pjesë në kategorinë e njerëzve që duhet merren model.

Sherifi ka thënë se një njëri që i ka dalë Zot vendit në kohët më të vështira duhet të merret model për të rinjtë.

“Jakup Krasniqi bën pjesë të njerëzit që nuk bën kompromis me parimet e veta. Ne duhet ta ndjekim rrugën siç e ka ndjekur ai pavarësisht vështirësive dhe pengesave i ka qëndruar besnik parimeve të veta”, ka thënë Sherifi me rastin e përurimit të librit të Jakup Krasniqi me titullin “Reflektime Demokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat