VV: Iniciativa për shfuqizimin e speciales e pasinqertë - Bota Sot
VV: Iniciativa për shfuqizimin e speciales e pasinqertë

Aktuale

E shtunë, 21 korrik 2018

VV: Iniciativa për shfuqizimin e speciales e pasinqertë

Nga: A.S Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:32
Gjykata Speciale

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pasinqertë dhe të papërgatitur, iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nga ana e deputetëve të partive në pushtet.

“Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarët e Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë koment flitet edhe për dorëheqjet e fundit brenda VV-së.

Ky është komenti i plotë i VV-së:

Mbledhja me Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja me kryetarët e Qendrave të Lëvizjes.

Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse Kryetarët e Qendrave të tjera të Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes skajit.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.

Kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.

Ata e përkrahën kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjen e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishmëve u foli Adnan Rrustemi, në cilësinë e kryetarit të KZP-së.

Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarët e Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test