Ilir Deda jep alarmin: Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ka edhe masa të tjera

Aktuale

Ilir Deda jep alarmin: Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ka edhe masa të tjera

Nga: B.S Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:52
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Kosova gjendet në prag të izolimit për shkak të udhëheqjes së shtetit.

Deda ka komentuar lajmin për refuzimin e vizës nga Amerika për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo është vetëm një hap drejt izolimit, ku ka paralajmëruar se izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar.

“Bota nuk funksionon me logjikën e veprimit si në “bahçe të babës”. Refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës. Ka edhe masa të tjera që mund të mirren nëse kjo udhëheqësi nuk zbrapset nga theqafja. Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ku çmimin më të madh do ta paguanin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Deda, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat