“Kurdo që kërkohet për ta shfuqizuar Specialen partia jonë do të votojë pro”

Aktuale

“Kurdo që kërkohet për ta shfuqizuar Specialen partia jonë do të votojë pro”

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:50
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në një intervistë, e ka bërë të qartë se kurdo që kërkohet vota për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, deputetët e AAK-së do të votojnë pro.

Isufi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e ambasadorëve lidhur me këtë çështje.

Madje, ai komentoi edhe kolumnën e Kadri Veselit, përmes të cilës ai akuzoi jo vetëm opozitën por edhe partnerët e koalicionit.

Isufi për këtë, tha se “para se të kritikojë, Veseli është dashtë ta kryejë punën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat