“Skenari i SHIK-ut, po e shkatërron Vetëvendosjen”

Aktuale

“Skenari i SHIK-ut, po e shkatërron Vetëvendosjen”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 10 janar 2018 Në ora: 16:37
Vetëvendosje

Ngjarjet e fundit që po ndodhin në Lëvizjen Vetëvendosje siç janë dorëheqjet, akuzat e kundër-akuzat mes anëtarëve të Vetëvendosjes të ndarë në dy grupe, janë skenar i SHIK-ut, sipas analistit Faton Mehmeti.

“Ne proces e sipër po shpërfaqet me se miri skenari i SHIK-ut për te shkatërruar VV, e cila po shndërrohej ne rival direkt ndaj PDK-se”,- thotë Mehmeti.

Analisti Faton Mehmeti, komentoi edhe shkrimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook, tregoi bisedën e tij me Dardan Molliqaj, ku ky i fundit kishte këmbëngulur që Astrit Dehari kishte bërë vetëvrasje.

Image
Faton Mehmeti

“Këto akuza te renda do të thellojnë edhe me shume ndasitë brenda VV, duke realizuar planin e Thaçit dhe Veselit për te shkatërruar VV. Astrit Dehari është vrarë dhe kjo ska dyshim, ashtu siç ska dyshim se e vërteta kurrë s’do te dal ne pah. Në vrasjet ku shteti është i kyçur, ato arsye mbesin gjithmonë enigme. Edhe kjo e Deharit e tille do mbetet, vetëm se do thelloj ndasitë brenda VV”,-shtoi më tutje Mehmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat