Gashi i kërkon Ismailit rritje të stafit shëndetësor

Aktuale

Gashi i kërkon Ismailit rritje të stafit shëndetësor

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:52
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, kanë takuar ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, ku u kërkua përkrahje në fushën e implementimit të Ligjit për Obiliqin, rritjen e stafit shëndetësor, mundësinë e ndërtimit të QMF-ve në fshatin Milloshevë e në lagjen "Hade e Re" në fshatin Shkabaj dhe sigurimin e një autoambulance.

Sipas një postimi të Gashit në facebook, përveç njoftimit për punët që janë duke bërë këto dy institucione, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë.

Ministri Uran Ismaili shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që ai drejton për të ndihmuar komunën në realizimin e këtyre kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat