Jevtiq ka marrë garanci se s’do ketë trazira në Kosovë pasi të fillojë punën Specialja - Bota Sot
Jevtiq ka marrë garanci se s’do ketë trazira në Kosovë pasi të fillojë punën Specialja

Aktuale

E martë, 16 janar 2018

Jevtiq ka marrë garanci se s’do ketë trazira në Kosovë pasi të fillojë punën Specialja

Më: 13 janar 2018 Në ora: 10:35
Dalibor Jevtiq

Merrni garanci se nuk do të ketë trazira, por ne jemi të kujdesshëm

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se mesazhi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare është se Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet.

Ai ka deklaruar se i është dhënë garanci nga komandanti i KFOR-it dhe kolegët e qeverisë se nuk do të ketë trazira dhe sulme ndaj serbëve kur të fillojnë paditë e para.

Jevtiq ka pohuar se nuk do të befasohej nëse javën e ardhshme do të tentohet përsëri të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test