Pas lajmit se Mustafës i është përkeqësuar gjendja, flet nënkryetari i LDK-së

Aktuale

Pas lajmit se Mustafës i është përkeqësuar gjendja, flet nënkryetari i LDK-së

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 14 janar 2018 Në ora: 16:14
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, qe një javë është duke qëndruar në njërin prej Spitaleve në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Për gjendjen e tij shëndetësore, në media është raportuar edhe sot. Aty thuhet se gjendja e kryetarit të LDK-së është komplikuar tej mase.

E për këtë, “Bota sot” ka kontaktuar edhe njeriun më të afërt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Image
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një prononcime për “Bota sot”, ka thënë se gjendja shëndetësore e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është e mirë dhe nuk ka vend për alarmim.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin Isa Mustafa. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka vend për alarmim. Po e përsërisë, gjendja e tij është duke u përmirësuar”, tha Veliu.

Nënkryetari i LDK-së ka hedhur poshtë gjithë informacionet rreth gjendjes së Musafës, duke thënë se ato janë spekulime të mediave.

“Jo-jo, raportimet e fundit janë vetëm spekulime të mediave, sepse gjendja e tij është në përmirësim të vazhdueshëm”, përfundoi Agim Veliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat