“Shpërthen” deputetja e LDK-së ndaj Haradinajt: Nuk është farë e jona

Aktuale

“Shpërthen” deputetja e LDK-së ndaj Haradinajt: Nuk është farë e jona

Nga: P.R Më: 19 janar 2018 Në ora: 07:03
Lirije Kajtazi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Nasim Haradinajt për fyerjet që ky i fundit i bëri ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Miku për shqiptarët tradicionalisht ka qenë institucion, vlerë dhe nderë. Fyerja e mikut për shqiptarët ka qenë gjëja më e shëmtuar që mundë t’i ketë ndodhur ndonjë dere. Kanë qenë të mallkuara familjet që kanë fyer dhe prerë në besë miqtë. Në tregimet e moçme shqiptare, por edhe historiografia jonë e dëshmon këtë mallkim dhe përçmim për ata që prenë në besë dhe i fyen miqtë. Zakonisht në mes mallkimit është thënë: nuk janë farë e jona. Dhe s’ka se si thotë njeriu ndryshe për Nesim Haredinajn pos se nuk është farë e jona, i cili e fyeu mikun më të madh të shqiptarëve ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie”, ka shkruar Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

“Forumi i Gruas i LDK e dënon këtë gjuhë fyese dhe denigruese e cila në kohët e fundit ka filluar të jetë gjithnjë e më prezent ndaj miqve të shqiptarëve, ndaj atyre që ndihmuan të çlirohemi dhe po na ndihmojnë të ndërtojmë shtetin, lirinë dhe demokracinë; ndaj miqve amerikan, britanik dhe evropian. Presidenti Rugova përsëriste thënien e artë të popullit: “nuk mbahet shtëpia pa miq””, thuhet në reagimin e deputetës së LDK-së, Lirije Kajtazi, e cila njëherit është edhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat