Seanca dhe parakalimi i FSK-së mbahen të dielën e jo shtunën

Aktuale

Seanca dhe parakalimi i FSK-së mbahen të dielën e jo shtunën

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Ka ndryshuar agjenda për festën e Pavarësisë. Nga Këshilli Organizativ për festimin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë bëhet e ditur se vetëm seanca solemne dhe parakalimi i FSK-se dhe Policisë së Kosovës është shtyre për 18 shkurt.

“Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë që të jene prezent në seancën solemne disa nga miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse do të jenë pjesëmarrës edhe në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet ne Munih nga 16-18 shkurt. Do të kenë adresim edhe ne Kuvendin e Kosovës”, thuhet nga Këshilli Organizativ.

Më poshtë agjenda për nesër, të shtunën dhe të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat