Zëvendësministri i MPB-së: Nuk kemi marr premtime që pas demarkacionit, formohet ushtria

Aktuale

Zëvendësministri i MPB-së: Nuk kemi marr premtime që pas demarkacionit, formohet ushtria

H.Orana Nga H.Orana Më 2 mars 2018 Në ora: 15:09
Ilustrim

Derisa ende nuk ka një zgjidhje për demarkacionin, duket se çështja e ushtrisë ka mbetë ‘peng’ i saj. Të gjithë po flasin rreth demarkacionit, ndërsa ushtria që është premtuar kohë më parë, si duket është lënë në harresë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se demarkacioni ndjek rrugë të tjera nga ajo e ushtrisë. Ai thotë se pala e Kosovës nuk ka marr premtime që pas zgjidhjes së demarkacionit do të ndodhë edhe formimi i ushtrisë.

Image
Isa Xhemajlaj

“Demarkacioni me Malin e Zi dhe formimi i ushtrisë janë dy tema të ndryshme dhe të ndara nga njëra tjetra. Demarkacioni dhe çëshje tjera janë obligime që pala kosovare ka marrë dhe duhet t’i kryej, por nuk ka marrë premtime se pas kryerjes së këtyre detyrave do të ketë beneficione  dhe përfitime si p.sh  formimim e ushtrisë, hyrjen në BE apo organizata tjera ndërkombëtare”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se demarkacioni dhe ushtria ndjekin rrugë dhe procedura të ndryshme.

“Kështu që demarkacioni ka rrugë dhe procedura tjera, ndërsa formimi i ushtrisë duhet të ndjek rrugë dhe procedura tjera. Pra janë çështje të ndara që nuk lidhen njëra me tjetrën”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat