Kryeministrja e Serbisë flet për darkën e fshehtë Thaçi-Vuçiq

Aktuale

Kryeministrja e Serbisë flet për darkën e fshehtë Thaçi-Vuçiq

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:47
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka folur për një darkë të fshehtë në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciq. Kjo pasi, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Thaçi-Vuqic janë takuar në Paris.

"Nuk jam zëdhënëse e Presidentit. Pyeteni kabinetin e tij" ka thënë Bërnabiq kur është pyetur rreth darkës së Thaçit me Vuçiq për të cilën Vuk Jeremic thotë se ka ndodhur në Paris.

Bërnabiq ka kujtuar se në të kaluarën Jeremiq nuk ka pasur gjithmonë të drejtë.

Nëpërmjet një "cicërime" në Twitter, Jeremiq tha se Thaçi e Vuçiq po takohen në Nju Jork, pas Parisit.

"Pas një darke të fshehtë, të martën e kaluar, në Paris, Hashim Thaçi përsëri ndodhet në rrugë. Aktualisht është në Nju-Jork. Edhe një pyetje, Aleksandar Vuçiq: A jeni në të njëjtin hotel?", ka shkruar Jeremiq, në Twitter, të hënën.

Ndërkohë sot Thaçi ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat