Kosova me ambasadë jo rezidente në Kostarikë

Aktuale

Kosova me ambasadë jo rezidente në Kostarikë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:40
Zana Rudi dhe Helio Fallas Venegas

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, është akredituar si ambasadore jo rezidente edhe në Kostarikë.

Kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli e vlerësoi këtë si mundësi për forcim të raporteve me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Përfaqësimi diplomatik i Republikës së Kosovës në Kostarikë është një rezultat i rëndësishëm i punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm, që t’i ri-hapim dyert e të forcojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që të lobojmë fuqishëm tek ato jo-njohëse nëpërmjet ndërtimit të miqësive të reja”, tha Pacolli për akreditimin e ambasadores.

Ambasadorja Rudi, të premten më 13 Prill, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit në detyrë të Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Kostarika e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në ditën e njëjtë që ajo ishte shpallur, më 17 Shkurt, 2008, ndërkohë që marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar ngritje të vazhdueshme që nga atëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat