Haradinaj bënë homazhe tek varrezat e Tahir e Nebih Mehës

Aktuale

Haradinaj bënë homazhe tek varrezat e Tahir e Nebih Mehës

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:06
Haradinaj bënë homazhe tek varrezat e Tahir e Nebih Mehës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varret e Tahir dhe Nebih Mehës në përvjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj me këtë rast tha se lufta që zhvilluan Tahir dhe Nebih Meha vërtetoi se populli shqiptar nuk i frikësohej regjimit serb.

Ai po ashtu tha se i gjithë kombi shqiptar është krenar për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe se Prekazi është vendi që bashkon shumë histori për shqiptarët.

Haradinaj: Kjo luftë vërtetoi se nuk frikësohemi nga regjimi serb

"Pas një lufte rezistence e cila vërtete tregoi se nuk do të frikësohen para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte të rinjtë, rininë e Kosovës, protestuesit. Sot jemi në nderim tek varret e këtyre Tahirit dhe Nebihit pra luftëtar shqiptar në Prekaz. Pra Prekazi bashkon shumë histori për shqiptar edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani Tahiri e Nebihi por ajo që neve na nderon të gjithëve neve si komb është komandanti legjendar, Adem Jashari", u shpreh Haradinaj.

Për të bërë homazhe tek varrezat e heronjve Tahir e Nebih Meha ishte edhe kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari i cili tha se rënia e këtyre dy dëshmorëve i ka motivuar të rinjtë se si duhet të ruhet atdheu.

Jashari: E kemi obligim me i nderua heronjtë

"Neve e kemi obligim me i nderua dhe me i respektua heronjtë tanë dhe dëshmorët tanë. ...Ka qenë një ngjarje që i ka motivuar të rinjtë dhe të rejat se si duhet atdheu", u shpreh Jashari.

Kurse, nipi i Tahir dhe Nebih Mehës, Ilir Meha tha se nga familjarët e tij ishin heronjtë e parë pas luftës së Shaban Polluzhës.

Meha: krismat e para për liri

"Që kanë dal ta nderojnë gjakun e derdhur për liri, heronjtë e parë pas luftës së Shaban Polluzhës, luftës së dytë botërore, dhe pushka e parë e lirisë dhe krismat e para për atdheun", ka deklaruar Meha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari kanë vizituar edhe kullën e Tahir dhe Nebih Mehës ku i takuan nga afër edhe pasardhësit e këtyre heronjve. Ndryshe, Tahir e Nebih Meha ranë dëshmorë para 37 viteve më 13 maj të vitit 1981.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat